Flash News

KRYESORE

Merkel në karantinë, testi i parë del negativ

Merkel në karantinë, testi i parë del negativ

Një ditë pas lajmit se kancelarja gjermane Angela Merkel u fut në karantinë, ka dalë dhe rezultati i testit të parë për të. Sipas agjencisë së lajmeve “DPA”, Merkel ka rezultuar negative në testin e parë.

Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert, i cili është shprehur “do të bëhen teste të tjera ditët e ardhshme”.

Angela Merkel hyri në karantinë një ditë më parë, pasi mjeku ku ajo kishte kryer kontrolle mjekësore, doli se ishte i infektuar me koronavirus.

Tashmë, kancelarja gjermane, do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, ndërsa punët shtetërore ajo do t`i kryejë nga shtëpia.

Të fundit