Flash News

KRYESORE

Mesazhi për deputeten e Shkozës: “Jam penduar që kam votuar PS, po na groposni të gjallë”

Mesazhi  për deputeten e Shkozës: “Jam penduar që kam

Për 153 shtëpitë që rrezikojnë të prishen në zonën e Shkozes, është ngritur një grup  ndërinstitucional për të gjetur një zgjidhje për banorët e Shkozës të cilët janë ngritur në protestë, kështu është shprehur deputetja e kësaj zone, Elona Gjebrea.

“Përshëndetje! Sikurse kam sqaruar në reagimin tim një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë. Me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Po bëjmë më të mirën. 2 persona të zgjedhur nga përfaqësia e banorëve janë në kontakt të vazhdueshëm me mua. Po duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Jam në mbështetje tuajën për të gjetur një mundësi mbështetje!”.

Një banorë i Shkozës ka shprehur revoltën e madhe që kishte ndaj deputetes se Partisë Socialiste nëpërmjet një mesazhi në statusin e saj në facebook që i ka dërguar asaj  ku shprehet se është penduar që ka votuar PS-në, gjatë kohës së fushatës Gjebrea i kishte premtuar zotërisë në fjalë se ai do të ishte i pari që do të merrte legalizimin, ndërkohë që ajo që po i ndodh nuk ka lidhje me legalizimin.

Mesazhi i plotë

“Znj.Gjebrea. Kam pasur dhe kam respekt. Jam ai xhaja që po luaja domino te dyqani, te Agushe Gjexovica që foli dhe gruaja ime. Të premtuam votat tona dhe ju më premtuat në mes të gjithëve: ‘xhaxha je i pari që do të marrësh legalizimin’. Mirëpo, dhe tani se kam marrë akoma. Ti e di mirë që unë jam i sëmurë që të informojë edhe gruaja ime me këshilltarin e zonës dhe prapë kam ardhur në Itali për kurim. Kur marr vesh që goca ime që është edhe e sëmurë e shoh të shtrirë në këmbët e policisë që i kishte ikur edhe gjuha. Gjithashtu dhe nipin tim që e merr policia. I thashë vetes dhe e kam mallkuar se kujt ia kam dhënë votën me familjen time deri kur është themeluar partia socialiste. Kjo parti, familjen time po ma gropos. Kur u shemb dyqani te Ali Demi, në tokën time ku më kishin prishur shtëpinë private, që kjo qeveri akoma s’më ka shpërblyer. Vetëm emrin kam për shpërblimin e shtëpisë. I kam bërë gjithë veprimet deri tek banka që do t’i dërgonin, por ende s’kam marrë asgjë. Këtu që kam bërë shtëpinë që ma keni zotuar që, fola më lart dhe kur mësova edhe për gocën Anila Mema që ka komunikuar dhe pashë edhe videot me policinë them që kjo është socialistja dhe nuk kam më besim?! Që kjo qeveri që kam votuar deri ku u themelua dhe prandaj jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Pres që të bëjnë ndonjë kthesë dhe të ndonjë përgjigje të mirë, Faleminderit!”

Të fundit