Flash News

KRYESORE

Meta do të lerë Presidencën më 26 prill për postin e Kryeministrit

Meta do të lerë Presidencën më 26 prill për postin e

Në datë 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Ilir Meta do lërë Presidencën dhe do të marrë postin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi. Lajmi konfirmohet nga burime të OraNews.

Televizioni, i cili ndodhet nën sekuestro pas vendimeve të Gjykatës Speciale, i referohet burimeve jo zyrtare dhe nuk dihet ende nëse lajmi ka ndonjë bazë vërtetësie.

Këto burime për Ora News bëjnë të ditur se Meta do të lërë presidencën do të marrë postin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi.

Ndërkohë, burimet e televizionit bëjnë me dije se postin e Presidentit mund ta marrë Rexhep Meidani ose Sali Berisha, të dy persona që më parë e kanë mbajtur këtë post. Gjithashtu,sqarohet se Meta nuk do te mbajë asnjë teser partie.

Më herët Meta pati deklaruar se do të jetë president deri kur t'i mbarojë mandati, në 24 korrik 2022 dhe nuk synon as për Kryeministër as për kryetar opozite deri atëherë.

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!”

Të fundit