Flash News

KRYESORE

Meta në Manastir, dhuron abetare për 110 vjetorin e Kongresit

Meta në Manastir, dhuron abetare për 110 vjetorin e Kongresit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Manastir në kuadër të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Në këtë vizitë, kreu i shtetit ka dhuruar 110 abetare për fëmijët shqiptar ndërsa vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit.

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij.

Të fundit