Flash News

KRYESORE

Meta sqaron pse mungoi në stadiumin e ri: S’jam i lumtur për heqjen e emrit për arsye komerciale

Meta sqaron pse mungoi në stadiumin e ri: S’jam i lumtur për

Pas sfidës Shqipëri-Francë, presidenti Ilir Meta ka sqaruar arsyen pse nuk ishte i pranishëm mbrëmë në stadiumin e ri kombëtar ‘Air Albania’.

Sipas Metës, mosprezenca e tij lidhet me pakënaqësinë për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit kombëtar, sipas tij për arsye komerciale.

“Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të fundit