Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Alfred Lela
Letrat e hapura, njëfarë epistolari mizerabël i mbetur nga koha e spiunimeve të mëdha, të fshehura dhe të hapura, të komunizmit, vazhdojë ta stërpikin rrafshin e komunikimit publik në Shqipëri. Në gazeta apo në rrjetet sociale, me shkrime të gjatë apo statuse të shkurtër, presidenti francez Makron ka marrë përbetime, lutje, kujtesa, fyerje dhe thirrje nga më laramanet. Gazetarë mesatarë apo mbi, njerëz që janë nisur për diku e kanë mbetur në një zhanër gazetarie (por jo në të gjithë profesionin), bjerraditës në rrjetet sociale e mëditës të tjerë të fjalës pa dije, e kanë qitë hujin dhe huqin me një prej të fuqishmëve të botës.
Thelbi i melodramës është rrotulluar rreth vendimit të presidentit francez për të artikular një 'Jo' vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të parën më shumë se të dytën; madje mund të thuhet se Shkupi i njomë u dogj bashkë me Tiranën e thatë. Kjo ka zgjuar gjithë atë thirrnajë etno-centrike, e cila duke qenë se ka komunikuar njëanshëm, Makroni nuk e di ekzistencën e 'bashkëbiseduesve', mund të konsiderohet një idiotësi me brirë.
Qëndrime të tilla, kur populli apo 'vegjëlia' i drejtoheshin të 'mëdhenjve të botës', futeshin në folklor dhe tirreshin me patosin e grupeve polifonike të festivaleve tona; këtij infektimi nuk i shpëtonin as mendjet e ndritura. Vargu 'moj Europë, moj kurva e motit', për shembull, i përket një prej njerëzve më të rafinuar dhe të ditur të shqipes, at Gjergj Fishtës.
Nëse në pamje të parë ky casus belli me presidentin francez ngjan legjitim, historiku i Jo-së së tij për Shqipërinë ndriçohet nga disa momente që duhen konsideruar dhe që i bëjnë thirje kthjelltësisë, asaj individuale dhe, po deshe, edhe kombëtare.
Më e para, Franca nuk është vendi i vetëm që i tha 'Jo' Shqipërisë. Makron vetëm sa e nxorri prej limontisë së Egalite (barazisë) 'Jo'-në e të tjerëve anëtarë të BE. Holanda ishte një prej tyre, dhe duhet thënë se Haga zyrtare ndihet e këndellur nga vendimi i Parisit për të luajtur 'rolin e madh' dhe për të marrë mbi vete zemërimin shqiptar. Burime diplomatike i thanë autorit të këtyre radhëve se holandezët ishin të shqetësuar për sentimentin 'anti' që po qarkullonte në Tiranë pas qëndrimeve të parlamentit holandez që shkoi deri te kërkesa për anulimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Danimarka do të fqinjëronte me Holandën, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në refuzimin për Shqipërinë. Edhe pse Kopenhagen-i, me shumë gjasë, do të priste deri në fund vendimin e Berlinit për të thënë fjalën finale.
Ky i fundit, edhe pse mori vendimin strategjik dhe politik për të prodhuar një 'Po' të zbardhylët, e dekoroi lavdinë e saj me turpin e 9 kushteve që duhej ta bënin çdo zyrtar shqiptar, të lartë apo të mesëm, të kuptonte se nuk ishte pjesë e superstrukturës së një shteti, por e një organizate parapolitike. Asgjë e tillë nuk u vu re në Tiranë, veç kapjes dëshpërimtare pas 'Po'-së me prapashtesa dramatike të Gjermanisë, si i mbyturi pas fijes së barit.
Nuk duhet harruar as një grup 'aktorësh të vegjël' të BE, të cilët kërkuan që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia e Veriut, duke qenë se Shkupi nën drejtimin e një politikani liberal si Zoran Zaev kishte arritur të zbatonte reforma të brendshme dhe rajonale që përputheshin me imagjinaren europeiste.
Mjafton kaq për të thënë se Makroni nuk është thyerës i konsensusit, por vetëm përfaqësuesi më i fortë i një anti-konsensusi për Shqipërinë, ndër antarët e BE-së. Sigurisht, sipas këndit dhe shijes, ky anti-konsensus mund të shihet si sinjal, goditje apo faj i Ramës dhe i qeverisë, por ajo që vlen për shqiptarët është se Shqipëria e mori nokdaunin e radhës.
Një element tjetër që 'e shpëton' presidentin francez është fakti se ai është një politikan centrist dhe i moderuar. Ai nuk është i ngjashmi i Le Pen në vendin e tij, i Ëilders-it në Holandë, i AfD në Gjermani; kësisoj nuk ka kuptim portretizimi i tij si ekstremist apo franko-centrist. Ai e sheh Europën dhe zgjerimin e saj nga pozita pragmatiste. Këlthitjet, me patosin e dashnorit të lënë, që marrin përsipër shumë njerëz publikë në Shqipëri, janë pesë me hiç në organizimin e fakteve dhe në rrokullinë e gjërave.
Veçimi i Emanuel Makron si epitomë e së keqes dhe si tabelë qitjeje etno-centriste, vetëm sa e lejon tumorin e moskuptimit shqiptar të rritet edhe më shumë. Sa më shumë shpërhapet ky keqkuptim, aq më shumë largohet koncepti i zgjerimit nga themeluesit e Europës. Në fund të ditës kjo është Franca, një prej vendeve themeluese dhe konceptuese të Unionit Europian dhe Macron, për të mirë a të keq, është president i atij vendi.
Reagimi anti-Makron ka qenë më i keqi i mundshëm dhe është frymëzuar për interesa politike të ditës. Makroni i së sotmes mund të zëvendësohet nga makronë të tjerë të së nesërmes; e vetmja gjë që shqiptarët dhe elitat e tyre kanë në dorë është që 'të zgjerohen' së brendshmi. Rrjedhimisht dhe padyshim, BE do të dojë dhe do të kërkojë të zgjerohet me ta.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24