Flash News

KRYESORE

Milani sheh nga Spanja, largon titullarin e skuadrës për 30 mln euro

Milani sheh nga Spanja, largon titullarin e skuadrës për 30 mln euro

Pas afrimeve, te Milani vjen koha e largimeve. Mesfushori anësor Suso është drejt largimit nga kuqezinjtë. Destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë ose Serie A, ose La Liga.

Roma, Sevilla dhe Valencia janë klubet e interesuara për spanjollin. Lajmi vjen nga Radio Marca, e cila raporton se Valencia i ka intensifikuar bisedimet me "Djallin” dhe shpreson të arrijë një akord në lidhje me 26-vjeçarin.

Roma gjithashtu e ka patur në plane Suson. Emri i tij rikthehet në treg për verdhekuqtë, meqë nuk u arrit shkëmbimi Politano-Spinazzola. Milani shpreson të përfitojë sa më shumë, diku te 25-30 mln euro.

Të fundit