Flash News

KRYESORE

Minë me telekomandë dhe drogë, arrestohet poseduesi në Elbasan

Minë me telekomandë dhe drogë, arrestohet poseduesi në

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit "Zaranika", ka sekuestruar lëndë narkotike dhe minë me telekomandë, duke vënë në pranga poseduesin e tyre, shtetasin A.R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit, i janë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Të fundit