Flash News

KRYESORE

Miranda Rira feston te Rrapi i Bërzeshtës, aty ku festa bashkohet me krimin

40 vjet më parë regjimi komunist, pas një gjyqi farsë, ekzekutoi në Bërzeshtë dy djem të talentuar, dy poetë, Genc Leka e Vilson Blloshmin. Një ngjarje e rëndë që vrau jo vetëm fshatin e vogël, por tërë krahinën mbarë. Në këtë fshat të njohur që në kohën e osmanëve, për patriotët që ngritën krye, e ata që kontribuan edhe për Pavarëisën e vendit, si Hajdar Blloshmi etj, organizohet një festë e cila ka si bazë formomin e batalionit partizan të Bërzeshtës në 1943. Këtë festë regjimi e festonte edhe në vitin e zi 1977,  për “inat të armikut të klasës”, madje edhe çdo vit më pas, deri më sot. Kohët e fundit festa i është larguar shumë imazhit të origjinës, edhe pse janë veteranët ata që mundohen ta bëjnë lidhjen, por aty vitet e fundit, pas piknikut, janë kujtuar edhe martirët Genc Leka e Vilson Blloshmi.  Dje u organizua përsëri festa, ku mori pjesë edhe kryebashkiakja Rira, e cila mori pjesë edhe në panairin e organizuar në kuader te Projektit FLED, një panair me produkte lokale, ku moren pjese fermere te grupeve prodhuese te njësive vendore Qukes. Kryebashkiakja e LSI-së, Miranda Rira, gjeti rastin për të përmirësuar sadopak imazhin e saj, pas një sërë akuzash të socialistëve ndaj saj, sidomos në dëgjesat publike të deputetit Taulant Balla në Përrenjas, Qukës apo Stravaj, apo edhe në akzuat e qytetarëve, ku në një njërën prej tyre ajo është përfshirë në një skandal, duke fyer e poshtëruer mokrarët, një pjesë e të cilëve janë pjesë edhe e njësisë bashkiake që ajo drejton.  

Të fundit