Flash News

KRYESORE

Mjekët tregojnë rrezikun nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve: Bëni kujdes!

Mjekët tregojnë rrezikun nga përdorimi pa kriter i

Organizata Botërore e Shëndetit ngre alarmin për vendet që përdorin antibiotikët pa kriter.

Në këto vende bën pjesë edhe Shqipëria, ku qytetarët për shumë komplikacione shëndetësore i drejtohen antibiotikëve.

Për një grip apo grykë të skuqura qytetarët shkojnë në farmaci dhe marrin antibiotikë. Por mjekët nga ana e tyre thonë se rezistenca mikrobiale krijohet jo vetëm nga konsumi direkt i antibiotikëve, por edhe nga konsumi i mishit, ku është përdorur antibiotik.

Ka  ende farmaci që në mënyrë abuzive lëshojnë antibiotikë pa recetë. Por në luftën ndaj rezistencës mikrobiale kërkohet  që hartuesit e politikave ta marrin seriozisht.

Çdo vit në Evropë humbin jetën nga infeksionet për shkak të rezistencës mikrobiale 33 mijë persona./TCH

Të fundit