Flash News

KRYESORE

Mjeshtri i mundjes shqiptare, ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare

Mjeshtri i mundjes shqiptare, ndahet nga jeta në moshën

Ish-mundësi i Tiranës dhe Partizanit, Arben Fejzo, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Fejzo garoi në mundjen klasike në peshën 52-57 kg, nga viti 1970 deri në vitin 1982 dhe spikati në radhët e Tiranës. Më pas tek Partizani dhe në fund të karrierës së tij sportive, u rikthyer sërish me ekipin e Tiranës.

Pas përfundimit të karrierës sportive, Fejzo u aktivizua edhe si gjyqtar i ndeshjeve të mundjes.

Ai qe shpallur ‘Mjeshtër Sporti’, dhe mbante titullin ‘Nderi i mundjes Shqiptare’.

Të fundit