Flash News

KRYESORE

Moldavi-Shqipëri, formacioni zyrtar i kuqezinjve ka surpriza!

Moldavi-Shqipëri, formacioni zyrtar i kuqezinjve ka surpriza!

Shqipëria sonte në orën 20:45 luan në Moldavi, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020. Sapo janë publikuar formacionet zyrtare dhe bie në sy se Reja i ka besuar lojtarit të Partizanit, Trashi.

Me sistemin 3-5-2, italiani do të provojë Veselin si mbrojtës të djathtë dhe dyshen Cikalleshi-Manaj në sulm. Strakosha nuk lëviz, edhe pse u tha se nuk do të luante titullar pas asaj gafe që bëri me Turqinë.

11-shi titullar kuqezi: Strakosha, Ismaili, Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Gjasula, Abrashi, Trashi, Cikalleshi, Manaj. Formacioni moldav: Koşelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Ioniţa (C), Cebotaru, Prepeliță, Suvorov, Anton, Sidorenco, Graur

Të fundit