Flash News

KRYESORE

Moti/Java fillon me ulje temperaturash dhe intensitet reshjesh

Moti në të gjithë territorin e Shqipërisë do të vijojë të karakterizohet me ulje temperaturash dhe reshje, edhe në ditët në vazhdim.

Sipas meterologëve, pritet një fuqizim i vranësirave dhe reshjeve, sidomos  mesjava.

“Presim dhe rënie temperaturash në ditët në vijim, të hënën dhe të martën temperaturat do të bien në -2 ose 3 gradë. Pritet të ketë reshje dëbore në pjesën verilindore. Për sa i përket përmbytjeve, rreziku është i madh, përveç zonës juglindore të vendit. Reshjet do të mbeten prezente në territorin shqiptar deri në fund të marsit”, është shprehur meterologia Tanja Porja.

 

Të fundit