Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano i drejtohet studentëve: Ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë

Mustafa Nano i drejtohet studentëve: Ka rrezik që e gjithë

Monologun e emisionit ‘Provokacija’, gazetari Mustafa Nano ja kushtoi protestës së zhvilluar dy javët e fundit nga studentët. Nano e rendit tek kritikat faktin që protesta nuk ka një grup udhëheqës dhe përfaqësuesish.

“Unë personalisht kam frikë se edhe ju vetë jeni bijtë e bijat e prindërve tuaj, dmth edhe ju jeni demokratë e socialistë. Gjysma juaj do donin që kërkesat të plotësoheshin, e që qeveria të mos dëmtohej asnjë çikë. E gjysma tjetër as që do t’ia dijë fare për kërkesat; ata duan thjesht dëmtimin apo rrëzimin e kësaj qeverie. Organizimi i kësaj proteste, dhe vendimet që janë marrë prej jush, janë frut i kësaj balance forcash. Dhe kështu kemi këtë protestë konfuze që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë”, u shpreh Mustafa Nano.

Duke ju drejtuar studentëve Mustafa Nano tha se ka rrezik që e gjitha të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare.

“Hej studentë, ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare. Dhe do të ishte traumatike për të gjithë ata që protestën tuaj e kanë pagëzuar me emra të fismë. Prandaj, duhet të ndryshoni strategji. Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën”, theksoi Mustafa Nano.

Të fundit