Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Tërmeti erdhi për të na vënë në provë, e kaluam testin

Mustafa Nano: Tërmeti erdhi për të na vënë në

Mustafa Nano mendon se tragjedia nga tërmeti ndodhi për të vënë në provë shqiptarët. Ai gjykon se vendi e kaloi testin, ndërsa i ka bërë përshtypje fakti që nuk ka pasur as vjedhje dhe vrasje në vend.

“Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë, për të na testuar dhe duket se në njëfarë kuptimi ne e kemi kaluar këtë test dhe shenjë për këtë kanë qenë këto ditë të dhembjes dhe hutimit që u bënë edhe ditë të spektaklit të bukur të solidariteti.

As vjedhje dhe vrasje nuk ka pasur gjatë tre ditëve të fundit, shenjë edhe gangot dhe banditët u kapën prej skrupujsh, u dorëzuan para dhembjes dhe solidaritetit kombëtar.

Pati edhe politikanë që nuk duruan dhe iu kthyen zanatit të vjetër, kacafytjes, gjuhës së urrejtjes. Pati pra edhe të tillë, por në sy ra më së shumti solidariteti, ishte prekës po a sa edhe vetë tragjedia. Duhet shpresuar që kjo tragjedi të na ketë bërë më të mirë. Ky ishte monolog im për sonte”, tha Nano në monologun tij ën emisionin “Provokacja”.

Të fundit