Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta njeriu që krijoi super heronjtë

Ndahet nga jeta njeriu që krijoi super heronjtë

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Stan Lee, autori që krijoi filmat komik Marvel. Lajmi i hidhur është konfirmuar për mediat nga e bija.

Mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij u thirr një autoambulancë dhe më pas ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku edhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Kohët e fundit ai trajtohej në mënyrë intensive nga pneumonia dhe problemet me shikimin.

Stan Lee gjatë karrierës së tij  krijoi heronj si Spider Man, Hulk, Iron Man, X-Men, Fantastic Four, Black Panther dhe The Avenger etj.

Të fundit