Flash News

KRYESORE

Ndërhyn Spaho, ndërpritet seanca në kuvend, Ruçi: Kërkesa juaj është e drejtë

Ndërhyn Spaho, ndërpritet seanca në kuvend, Ruçi:

Seanca e ditës së sotme ka nisur me një debat mes kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sot është parashikuar një mocion me debat mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, lidhur me përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike.

Menjëherë e mori nga vendi fjalën Edmond Spaho, i cili ka kërkuar të ndërpritet seanca, pasi në sallë nuk ishte prezent Rama.

Ruçi deklaroi se Rama do të jetë në sallë pas disa minutash, pasi ndodhej në takim me ministrin e Jashtëm të Kroacisë.

Megjithatë, kërkesa e Spahos është marrë në konsideratë dhe seanca u ndërpre për disa minuta.  

Spaho: Kemi kërkuar mocion me debat me Edi Ramën. Kërkoj të ndërpritet seanca, deri sa të jetë prezent Rama. Nuk mund të bëjmë mocion pa qenë prezent kryeministri

Ruçi: Kërkesa juaj është normale, Rama vjen është këtu për çështje minutash pasi është në takim me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, megjithatë presim pak minuta, seanca ndërpritet. Pak minuta pushim  

Pas disa minutash pushim, seanca ka rinisur sërish me ardhjen e kryeministrit Rama. 

Të fundit