Flash News

KRYESORE

Ndërkohë që të gjithë presin finalen e Champions-it, Sergio Ramos publikon këngën “hip-hop”

Ndërkohë që të gjithë presin finalen e Champions-it,

Mbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, së fundmi i ka habitur të gjithë me postimin e tij në rrjetet sociale, ku ka publikuar linkun e një kënge “hip-hop” të kënduar nga vetë ai.

Kënga është një përshkrim i jetës së tij dhe karrierës futbollistike, teksa përmendet të thuhet se është “mrojtësi më i mirë i globit”.

Bashkangjitur videos ai ka shkruar se ka akoma disa strofa për t'u plotësuar, duke lënë të kuptohet se këto rreshta do të jenë sukseset e tij të rradhës.

Ramos ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në realizimin e këngës, si edhe ka publikuar linqet nga ku tifozët mund ta ndjekin këngën e tij të plotë.

“Shtëpia, disa miq, shumë magji dhe ky është rezultati. Jeta ime në një këngë. Por ka akoma shumë rreshta për t’u shkruar. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështëtur deri tani”, ka shkruar Sergio bashkangjitur videos në ‘Instagram’.

https://www.instagram.com/p/Bi6aHAFHNa6/?taken-by=sergioramos

Të fundit