Flash News

KRYESORE

Ndërprerja e projektit Thumanë-Kashar, Zëri i Amerikës: Kostoja e autostradës e ekzagjeruar

Ndërprerja e projektit Thumanë-Kashar, Zëri i Amerikës:

"Zëri i Amerikës' ka analizuar vendimin e ministres së re të Transporteve dhe Energjitikës, Belinda Balluku për ndërprerjen e projektit të autostradës Thumanë - Kashar.

Në komentin e DW, thuhet se projekti, që ishte pjesë e paketës '1 miliard euro', kishte një kosto mjaft të lartë, 225 milion euro për 20,9 milometra gjatësi. " Autoritetet shpallën më pas një garë, të cilën e fitoi po kjo kompani e cila merrte përsipër ndërtimin për 225 milion euro, një vlerë mjaft e lartë e cila shkaktoi jo pak debate", shkruan VOA.

Balluku, nga ana e saj argumentoi se buxheti i këtij aksi i kalon “Paktit për Universitetin”, që është krijuar për të adresuar kërkesat e studentëve.

Formula e PPP-ve parashikon që ndërtimi i rrugës të kryhet nga fondet private, ndërsa qeveria ta shlyejë pagesën me këste për një periudhë 13 vjecare, dhe në raste të ngjashme, kësti i parë parashikohet të paguhet pas kryerjes të së paktën 25 përqind të punimeve. Dhe nëse qeveria ka parashikuar pagesën e parë brenda 2019-ës, atëherë ajo do të duhet të ndërhyjë në buxhet për të bërë rialokim të fondeve.

Të fundit