Flash News

KRYESORE

Ndërpritet seanca për ‘Avdylajt’, i bie të fikët një të pandehuri

Ndërpritet seanca për ‘Avdylajt’, i bie të fikët

Ndërpritet seanca te Krimet e Rënda që po mbahet për masën e sigurisë të të arrestuarve nga grupi i Avdylajve, pjesë e së cilës janë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Një të pandehuri i bie të fikët gjatë seancës në sallën e gjyqit. Bëhet fjalë për të pandehurin Vlash Gazulli, të cilit i është dhënë menjëherë ndihma e parë. Ai është 74 vjeç me profesion topograf, pjesë e grupit të Ndokës.

Ata u paraqitën sot në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Po ashtu në këtë seancë, dy ish-deputetët kanë kërkuar veçimin e tyre ndaj pjesës tjetër të grupit, pasi sipas tyre nuk kanë lidhje me ta. Aktualisht, trupi gjykues është tërhequr për të vendosur mbi veçimin ose jo të tyre.

Të arrestuarit:

1. Hajri Seferi

2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)

3. Shkwlqim Avdyli

4. Astrit Avdyli (alias Sulejmani)

5. Saimir Gjepali

6. Altin Avdyli

7. Jasin Avdyli

8. Fatos Llaftiu

9. Denis Llaftiu

10. Esat Mehmeti

11. Saimir Sulejmani

12. Elis Guri

13. Ilirjan Prifti

14. Petro Kuci (alias Abedin Kuci )

15. Bledar Koci

16. Ardit Gjyriqi

17. Elton Shehaj

18. Armand Spiro

19. Arben Cuko

20. Artur Balla

21. Arben Ndoka

22. Gjevi Ndoka (alias Xhevair)

23. Bledi Ndokaj

24. Lule Zeneli

25. Luigj Paloka

26. Kol Lleshi

27. Vlash Gazulli

28. Zef Ndoka

29. Mimoza Ndoka

30. Paulin Simoni

31. Vasil Nika

32. Genc Zeneli

33. Marjeta Perskura

34. Zef Lazri

Seanca e sotme u zhvillua në masa të rrepta sigurie, ndërsa për një pjesë prej të arrestuarve do të gjykohet në mungesë.

Të fundit