Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktorja e madhe shqiptare, Hajrie Rondo

Ndërron jetë aktorja e madhe shqiptare, Hajrie Rondo

Aktorja e e madhe e kinemasë dhe teatrit shqiptar, Hajrie Rondo ka ndërrur jetë sot në moshën 66-vjeçare.

Rondo vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën edhe ishte gjithë kohës në trajtim por nuk arriti t’ia dilte me gjithë premtimet e saj se do bënte gjithçka për të qenë në jetë dhe për t’u ngjitur sërish në skenë.

Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë. Një aktore me diapazon të gjerë, ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Deri në vitet e fundit ajo jetonte në qytetin e Fierit.

Filmografia

Ballkan Pazar (2011)

Ne dhe Lenini (2009), -Semihaja

Dhimbja e dashurisë (2008) serial

Tifozët (2004) – (TV), - Frosa

Borxhliu (1999) – (TV), - Fija

 Dashuri në krisma – (1997) (TV), - Zenepja

Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)

Pesha e kohës – (1988), - Evanthia

Një vit i gjatë – (1987), - Donika Saro

Përrallë nga e kaluara – (1987), -Tana

Kush vdes në këmbë – (1984),- Lina

Një emër midis njerëzve-(1983)

Nëntori i dytë – (1982),- Lima

Kepiego Agimet e stinës së madhe, – (1981),- Xifja

Vëllezër dhe shokë – (1980),- Mara

Të fundit