Flash News

KRYESORE

Ndodh në Shkodër, shoferit të ambulancës i hiqet patenta se tejkaloi kufirin e shpejtësië

Shoferit të një autoambulance i është hequr patenta në zonën e Kryebushatit në Shkodër pasi policët e pajisur me radar kanë vërejtur se kishte tejkaluar kufirin e shpejtësi me 20km/h.

Faqja ‘Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore’ ka publikuar procesverbalin e firmosur nga punonjësi i policisë, ku shkruhet se masa e marrë është ‘tërheqja e lejet të drejtimit’.

Shoferi i autombulancës së një spitali privat në Tiranë ka deklaruar se shpejtësia është shkelur për shkak se ishte drejtuar diku për një urgjencë, por kjo nuk i ka mjaftuar policit që ta lërë të shkojë.

Ndoshta polici me emrin Eris nuk e ka mësuar ende se përveç makinës që ai drejton, autoambulancat dhe zjarrfikëset nuk njohin limite shpejtësie dhe trafiku.

Të fundit