Flash News

KRYESORE

Ndryshon formula e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, kush janë 10 deputetët që marrin pjesë

Ndryshon formula e përbërjes së Komisionit të Reformës

Ndryshon formula e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, e përbërë në total nga dhjetë deputetë.

Bëhet fjalë për pesë deputetë nga Partia Socialiste dhe pesë të tjerë nga opozita, ndryshe nga përbërja e parë me 18 anëtarë.

Kush janë deputetët anëtarë:

Nga PS:  Damian Gjiknuri, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Alket Hyseni, Blerina Gjylameti , ndërkohë nga opozita, janë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti si pjesë e grupit parlamentar demokrat, si dhe Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj nga grupi i Pavarur.

Afati i komisionit parlamentar do të jetë deri në datë 28 nëntor, ku është përfshirë dhe ndryshimi i sistemit, ndërsa këto ndryshime pritet që të miratohen gjatë seancës së nesërme në Kuvend.

Nga ana tjetër, është lënë një ftesë e hapur për PD, po që deri tani është refuzuar.

Të fundit