Flash News

KRYESORE

Në Dibër të gjithë duan të punojnë pastrues? Deklarata e çuditshme e ish-ministrit: Do të jesh sanitare, por ka edhe mundësi të tjera...

Në Dibër të gjithë duan të punojnë pastrues?

Një banore e Dibrës shfrytëzoi takimin me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës për të shprehur shqetësimin për papunësinë. Duke sqaruar që në fillim se ishte invalide, gruaja i kërkoi Ramës një punë minimalisht si sanitare, por ky pozicion “u shit” nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si shumë i kërkuar, a thua se dibranët ëndërrojnë të bëhen të gjithë pastrues, ndërkohë që në zonë ka punë të tjera që refuzohen.

“Ke të drejtë të kërkosh punë, edhe pse mund të duash sanitare, por ka edhe mundësi të tjera që praktikisht në Dibër nuk po shfrytëzohen”, tha Beqaj, pa pyetur gruan që ngriti shqetësimin nëse ishte interesuar në këto sipërmarrje të reja dhe nëse kishte patur pengesa të punësohej për shkak të invaliditetit. Gruaja theksoi se kishte 9 vite që ishte e papunë dhe pavarësisht këmbënguljes, përpjekjet e saj kishin rezultuar pa sukses.

 

Të fundit