Flash News

KRYESORE

Në lidhje të re? Flet Beatrix Ramosaj: Çfarë do të ndryshojë këtë herë

Në lidhje të re? Flet Beatrix Ramosaj: Çfarë do të

Në mediat online qarkulluan fjalë se Beatrix Ramosaj është në një lidhje të re. Shkak u bë një tufë me lule, të cilën këngëtarja e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Por e kontaktuar nga Gazeta Express për vërtetësinë e këtij lajmi Beatrix është shprehur: “Jo nuk jam në një lidhje për momentin, por dhe nëse do të ndodhë në të ardhmen, do të jetë ndryshe nga më parë jeta private do të jetë e ndarë me atë artistike”.

Më herët ajo ka patur një lidhje me Ervi Cenollin, lidhja e cila u bë mjaft publike dhe gjithashtu më pas edhe ndarja. Ndaj Beatrix ka vendosur se kur të ketë një lidhje të re do jetë shumë më ndryshe se e para.

Të fundit