Flash News

KRYESORE

Në përgjimet e radhës të Bild? Spiropali mbrohet me vargjet e Poradecit

Në përgjimet e radhës të Bild? Spiropali mbrohet me vargjet

Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka replikuar në distancë me Edi Palokën, që pak ditë më parë u shpreh se përgjimet në përgjimet e radhës të Bild, është edhe ajo.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali u shpreh se ka një përgjigje për të gjithë ata që janë hedhur në sulm ndaj saj. “Kam diçka personale për të thënë; Sa për zagarët dhe qenushët që ka hedhur në sulm partia e tij që kur reagova për marrosjen presidenciale përgjigjen e kam vetëm me vargjet e Proradecit. “Shpirtë katranë që më qortojnë, janë qen që nuk më kafshojnë”, ishte përgjigja e Spiropalit.

Ish-deputeti Paloka, më 22 qershor në një postim në Facebook, shkruajti se “ne përgjimet e radhës qe do publikojë Bild dalin nja dy heroina te punës socialiste, alias ‘rilindase’… megjithëse këta sorosianët nuk e kane problem prishjen e familjeve…”, deklaroi Paloka.

Të fundit