Flash News

KRYESORE

Në stafin e Vllaznisë përfshihet edhe një i dënuar për trukime

Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe gjithë drejtuesit e klubit Vllaznia janë “gjunjëzuar” përpara trajnerit të ri Ernest Gjoka dhe stafit të tij e duke i plotësuar edhe kërkesat financiare. Por ajo që bie në sy në stafin e ri të Vllanisë është përfshirja e një personazhi, i cili është dënuar për trukime nga Komisioni i Etikës.  Bëhet fjalë pikërisht për trajnerin e portierëve, Alfred Osmani. Përpara se të linte futbollin, Alfred Osmani ishte portier i Teutës, ku u dënua me 6 muaj pezullim nga futbolli i luajtur, me një vendim të 10 shkurtit të 2015-ës nga Etika.

Dënimi i Osmanit erdhi për trukim rezultati në ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit. Kjo shikohet si një lëvizje e gabuar e drejtuesve shkodranë, duke përfshirë në staf persona me precedentë. Stafi i ri (4 persona) e ka rritur faturën financiare te Vllaznia, pasi të gjithë bashkë përfitojnë rreth 11 milionë lekë në muaj. Për momentin klubi ka akorduar 170 milionë lekë buxhet për gjithë ekipin. /Panorama sport

Të fundit