Flash News

KRYESORE

Në Vlorë apo në Durrës? Rama tregon ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Në Vlorë apo në Durrës? Rama tregon ku do të

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndonëse spostoi ish kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke marrë vetë postin e drejtuesit politik të PS në këtë qark, Rama tha se do të kandidojë sërish në Vlorë.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste.

Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam Kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem Kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më Kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime.

Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë”, tha Rama.

Të fundit