Flash News

KRYESORE

Neritan Liçaj i bashkohet protestës së opozitës: Problemi i vetëm është Rama, Rilindja ka degraduar

Neritan Liçaj i bashkohet protestës së opozitës: Problemi

Protestës së opozitës i është bashkuar edhe aleanca për teatrin.

Aktori Neritan Liçaj, pjesë e kësaj aleance, që njihet për qëndrimet kritike ndaj qeverisë tha se problemi i të gjithëve është kryeministri Rama.

Më tej shtoi se sistemi i rilindjes ka degraduar, ndërsa nënvizoi se qëndresa për mbrojtjen e teatrit do të vijojë.

“Opozita ka thirrur në shesh ata qytetarë që janë kundër këtij sistemi, ky sistem i rilindjes ka denigruar është normale të jemi të gjithë bashkë, pasi problemi të gjithëve është Rama. Jam i mendimit  që të ndryshojë i gjithë sistemi dhe pengesa është Edi Rama. Por, qëndresa jonë nuk mbaron me rënien e Ramës, ne do jemi në shesh përplotësimin e të gjitha pikave të aleancës”, u shpreh Liçaj.

Të fundit