Flash News

KRYESORE

Nga pesë në konkurrim, përzgjidhet qyteti ku do të mbahet Eurovizion 2020

Nga pesë në konkurrim, përzgjidhet qyteti ku do të mbahet
Për t`u përzgjedhur qyteti ku do të mbahet Eurovizion 2020, kanë qenë 5 të tilla, holandeze, që kanë konkurruar. Në një garë shumë të nxehtë dhe të ngushtë me qytetin jugor holandez, Maastricht, ka qenë Roterdam ai që është përzgjedhur si qyteti mikpritës për eventin më të madh muzikor evropian. Duke iu drejtuar vendimit të vështirë midis Maastricht dhe Roterdamit, Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i EBU për Eurovizionin, tha:

Rotterdam ka treguar entuziazëm dhe angazhim fantastik dhe ka lehtësitë e duhura për të mirëpritur delegacione nga mbi 40 vende majin e ardhshëm. Ne mezi presim të punojmë me Roterdamin dhe NPO, NOS dhe AVROTROS në një Konkurrencë të Pabesueshme të Këngëve të Eurovizionit në një qytet të mrekullueshëm vitin e ardhshëm”.

Ishte këngëtari Duncan Laurence që i çoi kupën e fitores Holandës, duke u kthyer kështu në shtetin që do mirëpresë përfaqësuesit evropian në majin e 2020-ës në Roterdam për të shpallur fituesin e radhës.

Të fundit