Flash News

KRYESORE

Niko Peleshi tregon përralla me teserën e partisë: Administrata e re sipas meritave!

Niko Peleshi tregon përralla me teserën e partisë: Administrata e

Deputeti socialist Niko Peleshi, ish-zëvendëskryeministër, i rrethuar nga militantët dhe administrata socialsite, bën “të paditurin”, premton një administratë krejt ndryshe nga ajo që drejtoi vetë për katër vjet në qeverinë Rama 1, apo nga ajo që drejtoi mbi 6 vjet në Bashkinë e Korçës, e mbushur me militantë rozë. I caktuar nga kryeministri Rama, si përgjegjës për administratën, dha detaje mbi punën e grupit dhe ku do të fokusohet. Ditën e djeshme, gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin e Korçës, deputeti socialist, Niko Peleshi, i zgjedhur për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit, deklaroi se askush nuk do të shihet nga tesera e partive që ka për të mbrojtur vendin e punës, ndërsa theksoi se çdo vend pune në administratë duhet të fitohet me meritë. “Asgjë nuk do të shikohet nga teserat qoftë e Partisë Socialiste apo e kujtdo partie tjetër. Mund të kesh teserën por nëse ke meritë për të fituar punë, atëherë do ta fitosh. Nëse bëjmë këtë, mund të themi që kemi një të ardhme të sigurt drejt standardit europian dhe proçesin e integrimit. Grupi i punës që unë drejtoj do të ndërtojë dhe një strukturë më inovative që të risim efiçencën mes ristrukturimeve të institucioneve që më shumë kanë fjetur dhe nuk kanë bërë punë. Jemi duke ndërmarrë një tur falënderimi sepse e meritojmë, pasi Shqipëria arriti rezultat historik”, nënvizoi ai.  

Deri më sot, pjesa dërrmuese e administratës jo vetëm që janë me teserë partie, por janë emëruar në postet e tyre, o falë ndërhyrjeve të deputetëve, o pagesave të majme dhe aspak për shkak të meritës e aftësive. Peleshi “harron” se këtë gjë e gatoi vetë PS dhe opinioni e di se e gjithë kjo fushatë është fokusuar vetëm kundër administratës së LSI-së apo edhe ndonjë demokrati që ka mbetur aty, i pakonvertuar, që t’u hapet vendi socialistëve që ankohen te Rama për papunësinë!

Të fundit