Flash News

KRYESORE

Nis gara për Bashkinë e Tiranës, kandidatura e parë apolitike

Nis gara për Bashkinë e Tiranës, kandidatura e parë

Ndonëse na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale, gara për Bashkinë e Tiranës ka nisur.  Parid Turdiu është një qytetar i cili është vetëofruar si kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës.  Ai u kërkon qytetarëve që të financojnë kandidaturën e tij për kryetar bashkie.

I paraqitur si kandidat apolitik,  Turdiu u bën thirrje të gjithëve që të kontribuojnë në grumbullimin e 10 mijë dollarëve.

Programi i Turdiut për Tiranën:  

Ndotja e ajrit ne TR

Kryesori eshte shendeti.

Ndotja e ajrit është një ndër problemet më të mëdha të shëndetit publik, ajo shkakton kancere, semundje mushkerish, zemre, semundje mendore, etj.

Duke parë në faqet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Bashkisë së Tiranës dhe Institutit të Shëndetit Publik nuk ka asnjë të dhënë në kohë reale për cilësinë e ajrit të Tiranës.

Matje sporadike, te realizuara nga mediat, kane indikuar nje ndotje 10 here me te larte se direktiva europiane.

Kur te jem une kb bashkia ime do mase dhe shpalle ndotjen e ajrit, cdo dite, ne disa pika ne gjithe qytetin.

Studime nderkombetare e rradhisin Shqiperine ne vendin e peste ne bote per vdekjet nga ndotja e ajrit.

Si kb do porosis studime te kujdesshme dhe do zbatoj masa drakoniane per pastrimin e ajrit:

Makinat.

  1. Dalja nga qarkullimi i makinave te vjetra dhe naftes se keqe.

    2. Rritje e takses se makines private ne qytet.

    3. Vendosje takse per t'u futur me makine ne qytet.

    4. Vendosje pagese per parkimet ne rruget publike te qytetit

    5. Perdorimi i te ardhurave per permiresimin rrenjesor te transportit urban dhe financimin e metrose.

    5. Futja ne qytet e "shared transportation" nepermjet sherbimit Uber (dhe te ngjashem) me automjete te reja, te licensuara. Subvencionimi i sherbimit Uber, taxi, makina me qera.

Ndotjet e tjera

Do studjohen burimet e tjera te ndotjes dhe te merren masa njesoj te rrepta.

Cigarja

Do ngrihet cmimi i duhanit. Me te ardhurat do subvencionohen palestrat.

Doni nje Bashki normale me rregulla dhe pa korrupsion

Të fundit