Flash News

KRYESORE

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama thirrje opozitës: Do gaboni rëndë nëse nuk votoni Ruçin

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama thirrje

Sot ka nisur mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tregoi arsyen se përse duhet të zgjedhin Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit dhe i bëri thirrje opozitës që ta votojnë.

Rama zgjedhjen e Ruçit kryetar Kuvendi e sheh si domosdoshmëri, pasi siç thotë kryeministri, ai është një politikan me eksperiencë dhe me të nis një kapitull i ri në Parlament. 

“Nesër nëse nuk votojnë Gramozin gabojnë, sepse refuzojnë të kupojnë se Shqipërisë as nuk i duhet dhe se  shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte mes politikanëve sepse e duan shtetin e tyre të fortë, duan punën dhe mirëqenien”, u shpreh ndër të tjera Rama, teksa shtoi se javën e ardhshme do paraqitet qeveria e re në Kuvend. 

 

 

Të fundit