Flash News

KRYESORE

Nis ndërtimi i hotelit më të madh në botë nga Bin Laden

Nis ndërtimi i hotelit më të madh në botë nga Bin Laden

Ka nisur ndërtimi i hotelit më të madh në botë në Arabi Saudite, hoteli do të ketë një kapacitet prej 10 000 dhoma dhe kushton plot 3.5 miliardë dollarë.

Por ajo që bën përshtypje është fakti se ky hotel po ndërtohet nga grupi arab Bin Laden, i themeluar nga babai i terroristit Osama Bin Laden. Hoteli me 45 kate do marrë emrin “Abraj Kudai”.

Arabia Saudite synon t’i japë fund varësisë nga nafta me superprojekte të tilla dhe me këtë qëllim qeveria do të mbështesë financiarisht grupin ndërtues.

Grupi arab Bin Laden është themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden, Muhammed Bin Laden.

 

Të fundit