Flash News

KRYESORE

Niset për në Itali, biletat që bleu në Vorë i rezultuan të pavlefshme…

Niset për në Itali, biletat që bleu në Vorë i rezultuan

Një qytetar nga kryqyteti ka rënë pre e një mashtrimi jo të zakonshëm. Shtetasi me inicialet L.Gj 48 vjeç ka blerë biletat e udhëtimit për në Itali tek shtetasit M.Sh dhe S.Sh, përkatësisht vjeç 28 dhe 31-vjec në qytetin e  Vorës.

Këta të fundit mësohet të kenë mashtruar shtetasin L.Gj, ku dyshohet t’i kenë dhënë bileta të cilat kanë rezultuar të pavlefshme.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Vorë Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e punohet për kapjen e shtetasve M.Sh dhe S.Sh, vjeç 28 dhe 31, banues në Vorë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit L.Gj, vjeç 48, banues në Tiranë, i kanë shitur bileta udhëtimi për në Itali, të cilat kanë rezultuar të pavlefshme. Neni 143 i Kodit Penal.

Të fundit