Flash News

KRYESORE

Një ditë pas protestës, Basha takim me ambasadorët e vendeve të BE

Një ditë pas protestës, Basha takim me ambasadorët e vendeve

Një ditë pas protestës së zhvilluar për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku mori pjesë edhe opozita e bashkuar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ambasadorët e vendeve të BE në selinë blu.

Mësohet se pjesë e takimit do të jetë edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, si dhe aleatët e PD.

Ndërkohë, një ditë më parë opozita jashtëparlamentare bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore,një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ky qëndrim i opozitës erdhi si shenjë revolte, pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e diel për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Nuk dihet ende nëse ky takim u thirr nga vetë Basha apo u kërkua prej faktorit ndërkombëtar.

 

Të fundit