Flash News

KRYESORE

Noti, aktiviteti më i mirë për të luftuar stresin dhe ankthin

Noti, aktiviteti më i mirë për të luftuar stresin dhe

Sipas një anketimi nga ‘You Gov’, thuhet se 2 deri në 3 sesione në javë not mund t’i lehtësojnë simptomat e depresionit dhe ankthit.

Për këtë studim janë anketuar 4 mijë britanikë që e pëlqejnë notin dhe që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Besohet se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tri javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar t’i kryejnë detyrat ditore dhe 15% tjerë kanë thënë se jeta është më lehtë e menaxhueshme pas një aktiviteti me not.

Kujtojmë se edhe studimet e mëparshme kanë zbuluar se duke i rritur nivelet e aktivitetit fizik, ju mund ta zvogëloni rrezikun e depresionit deri në 30%.

Të fundit