Flash News

KRYESORE

“Nuk është shembulli që dua të ndjek”, Luana Vjollca sfidon Eva Muratin

“Nuk është shembulli që dua të ndjek”, Luana

Gazetarja sportive Eva Murati si duket ka krijuar një territor “armiqësor” në daljen e saj të fundit në emisionin “Thumb” ku fillimisht nuk përkrahu Ilda Bejlerin në lidhje me shkrimin e Muç Nanos dhe më pas ka thënë për Luanën që nuk është ajo shembulli që dëshiron ajo të ndjekë.

Eva në moshën 9-vjeçare, ka qenë këngëtare soliste në shkollë, dhe është pyetur nga “Thumb” se nëse do të ndiqte hapat e Luanës si këngëtare dhe moderatore.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”,- ka thënë Eva.

Por edhe Luana Vjollca nuk e ka ëlën pa përgjigje kolegen e saj ku në një foto të postuar në Instagram, moderatorja seksi shkruan se tashmë ajo ka fituar.

“Nëse do të më garosh mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”, ka shkruajtur Luana në një foto në makinë.

Të fundit