Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Fitim Zekthi
Gjyqtari i njohur italian që i shpalli luftë mafies dhe që u vra prej saj, Paolo Borselino, është shprehur se mafia dhe politika janë dy pushtete në të njëjtin territor; ato ose bëjnë luftë, ose arrijnë një marrëveshje. Gjithë zbulimet e kohëve të fundit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po tregojnë se sa thellë këto dy pushtete janë bërë bashkë në të njëjtin territor dhe çfarë marrëveshje të fuqishme ka pasur mes këtyre dy pushteteve.
Më e rënda është se, edhe tani pas zbulimeve, këto dy pushtete po bëjnë të pamundurën që të mos nisin një luftë, po bëjnë të pamundurën që të rrinë bashkë në një marrëveshje të fshehtë dhe tinëzare. Në vitin 2013 dy studiues të njohur italianë, Pinotti dhe Paolo, në librin “Krimi i organizuar, dhuna dhe cilësia e politikanëve”, dolën në konkluzionin se sot bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën dhe shtetin është aq i sofistikuar, aq i hollë, aq i ngushtë sa është e pamundur të kuptohet se ai (krimi) është kudo, ka korruptuar zyrtarë, ministra, oficerë, prokurorë etj.
Këta dy autorë thonë se sot krimi i organizuar nuk bën më “kërcitje” të mëdha, nuk vret politikanë, nuk vret gjeneralë apo ministra që gjithkush ta kuptojë ekzistencën e tij, si dikur. Sot krimi i organizuar është aq i organizuar sa nuk duket fare. Ai është shkrirë me njerëz, me vendimmarrjet e mëdha, brenda politikës, qeverisë. Sipas tyre, vetëm kur ndodh ndonjë avari, ndonjë gabim ose ndonjë keqfunksionim, ndonjë rrjedhje në sistemin e rregulluar shkëlqyeshëm të krimit me politikën, ne mund të shohim se jetojmë në një realitet tjetër.
Vetëm atëherë ne mund të kuptojmë se paskemi qenë në një gënjeshtër gjigande, se paskemi qenë të zhytur në llum dhe se politikanët e lartë janë vetë krerët e krimit. Pikërisht, kjo gjetje e dy studiuesve italianë vlen edhe në rastin tonë. Për katër vite me radhë qeveria shqiptare, Kryeministri Rama e shpalli ministrin Tahiri hero të luftës ndaj krimit, e shpalli ministrin Tahiri reformatorin që po shndërronte një Polici të korruptuar në “Policinë që duam”, e shpalli ministrin Tahiri njeriun që shkuli krimin, që shkuli drogën dhe trafikun.
Analistë, media, gazetarë, OJF, të gjithë ishin në funksion të asaj që thonë studiuesit italianë: të ndërtonin një realitet ku t’i fshihnin publikut lidhjen e thellë të Policisë dhe të ministrit me drogën dhe krimin. Gjithçka dukej e mbyllur, në rregull. Denoncimet e opozitës sulmoheshin si denoncime të “dikujt që ka frikë nga reforma” dhe tërë makineria e analistëve dhe e gazetarëve rrekej të mbante gjallë këtë narrativë. U desh një avari, një rrjedhje, bash siç thonë Pinotti dhe Paolo, që të shihnim një realitet tjetër.
U desh një përgjim në makinën e dy trafikantëve shqiptarë në Itali që të shihnim se kishim të bënim me një ministër të dyshuar si pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal, që bën trafik droge. U përmbys gjithçka nga një rrjedhje, nga një avari në sistem. Tani ministri është i arrestuar. Ai dyshohet jo më si njeriu që shkuli krimin dhe drogën, por si ministri që e mbolli vendin me hashash, kriminalizoi Policinë dhe vetë u vu në ndihmë të mafies.
E njëjta gjë, në mos edhe më e rëndë për ministrin aktual, Fatmir Xhafaj. Ai mori në dorë Policinë, u shfaq si njeriu që do të rregullonte atë që ishte prishur. Media, qeveria, Kryeministri përhapën narrativën se tashmë mori fund Policia e korruptuar, tashmë do të kemi veting për gjithkënd në Polici, krimi humbi çdo mbështetje.
Për ministrin Xhafaj u ndërtua aureola se është i pakorruptueshëm, pa lidhje me krimin, i pashantazhueshëm. Çdo sulm që bënte opozita, duke i përmendur faktin që ka qenë hetues i kohës së diktaturës, kalonte me nënqeshje. Çdo kritikë e opozitës se ai po mbante, po mbronte bandat në Elbasan, ose po mbronte trafikantë diku tjetër, kthehej në objekt sulmi nga qeveria dhe njerëzit e saj në media, duke e cilësuar opozitën të pashpresë, që kërkon të pengojë integrimin apo se ka frikë nga reforma.
Propaganda, sistemi që bënte këtë lidhje të fortë të krimit me politikën dhe bënte që të mos duket gjëkund krimi, pësoi një avari, pati një rrjedhje. Doli një vendim gjykate, në të cilin vëllai i ministrit të Brendshëm ishte i dënuar në Itali për trafik droge. Ministri, sistemi krimpolitikë, analistët e këtij sistemi, gazetarë të këtij sistemi thanë që kjo është gjë kot, ka 20 vjet që qarkullon, ministri nuk ka përgjegjësi për atë që bën vëllai.
Madje, sistemi krim-politikë, me anë të mënyrave që ka ai për të prodhuar narrativë, tha se mbrojtja e të vëllait është normale, se edhe Presidenti Klinton e kishte falur të vëllanë e dënuar për drogë (vëllai i Klintonit nuk ka qenë akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge, as si pjesë e ndonjë organizate të krimit të organizuar, por është kapur me kokainë si shpërndarës). Më pas, sistemi nisi krisjet dhe doli që ministri i Brendshëm Xhafaj mund të ketë ndërhyrë në tekstin e një ligji, duke ndryshuar fshehtas tekstin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për të ndihmuar të vëllanë.
Më pas, ndodhi edhe rrjedhja e madhe. Vëllai i ministrit kapet duke ndihmuar dikë të hyjë në shërbim të trafikut të drogës. Në këtë gjendje të rëndë, kur lidhja krimpolitikë ka shkuar kaq larg dhe kur ende nuk ka një luftë mes politikës dhe krimit, por ka përpjekje gjigande të politikës dhe krimit për të bërë tinëzisht marrëveshje, është e kotë të flasësh për dorëheqje të ministrit Xhafaj.
Sistemi krim-politikë e mbrojti ish-ministrin Tahiri, duke e lënë Prokurorinë ta arrestojë pas 6 muajsh dhe më e mbrojti, duke e lënë në “arrest shtëpie”. Xhafaj këmbëngul se është jashtë përgjegjësie dhe se detyra e tij nuk ka pse preket. Kryeministri Rama e mbrojti në Kuvend. Në këtë pikë nuk ekziston çështja “Tahiri” dhe as çështja “Xhafaj”. Në këtë pikë ka vetëm një çështje. Çështja “Rama”. Lidhje të tilla, mbrojtje të tilla të vëllait, sjellje të tilla në lidhje me trafikun e drogës dhe grupet kriminale nuk kanë të bëjnë asnjëherë me asnjë njeri.
Në vitin 1982 në Kodin Penal të Italisë u fut një nen, 416-ta, i cili përkufizon krimin e organizuar. Sipas këtij neni, krimi i organizuar ka tri karakteristika. E para, ka të bëjë me faktin që bëhet fjalë për organizma të qëndrueshëm, me hierarki, me vendimmarrje solide të strukturuar, të mirëmenduar etj.. E dyta, ka të bëjë me pushtetin për kërcënim, për frikësim që këta organizma kanë. Dhe e treta, ka të bëjë me fuqinë që kanë këto organizma për të pasur kontroll në paratë publike, në koncesione, në autorizime, në tendera etj..
I përket Prokurorisë të hetojë se sa thellë jemi, por të dhënat e dala, mënyra se si vepron qeveria, se si është sendërtuar jeta ekonomike në vend, mënyra se si ministri Xhafaj dhe ishministri Tahiri mbrohen me forcë dhe sillen sikur nuk ka ndodhur gjë, tregon se jemi plotësisht në përkufizimin e këtyre organizatave.
Vendimmarrja në grupin e trafikantëve të përgjuar në Itali ishte e strukturuar, ajo ishte një organizatë e qëndrueshme, me fuqi të madhe për shantazh dhe për frikësim. Vetë ministri Tahiri ka fuqi për shantazh dhe frikësim. Edhe në rastin “Xhafaj”, siç e tregon edhe përgjimi, kemi të bëjmë me organizim, mirëmendim, strukturim, gjëra shumë të qëndrueshme.
Pushteti për kërcënim dhe frikësim është marramendës. Askush nuk thotë asgjë, asnjë nuk heton asgjë, as gazetarët dhe as prokurorët. Sa i takon kontrollit në ekonomi, kontratave, tenderëve, koncesioneve, lejeve për kulla, kjo nuk ka nevojë të diskutohet. Në këto kushte, mosdorëheqja e ministrit Xhafaj dhe e Kryeministrit Rama është e pamendueshme, do të ishte poshtërim i plotë për qytetarët e këtij vendi. Më pas, do të duhej një hetim i thellë jo për Xhafajn, jo për Tahirin, as për Ramën, por për shkallën në të cilën krimi është tretur te politika dhe nuk dallohet më nga ajo.
Në manualet e hetimit thuhet se nuk hetohet një njeri, por tërë çështja, tërë organizata, tërë ata që dinë diçka, tërë ata që kanë ndihmuar ose penguar, tërë ata që në një mënyrë apo një tjetër janë në zinxhirin e veprimeve, që mbajnë gjallë dhe mundësojnë këtë lidhje krim politikë. FBI dhe këtu zoti Lu duhet të jetë i pari që këmbënguli të kryhen hetimet, duke u nisur nga periferia në qendër. A
jo shtresë pas shtrese arrin te kreu. I merr njerëzit apo zyrtarët e periferisë, i bën të penduar dhe vazhdon deri te kreu. Kështu ka ndodhur me “Cosa Nostra”, kështu ka ndodhur me Presidentin Nikson, me çështjen Iran-Gate, me Presidentin Klinton (çështja Levinsksi), kështu po ndodh edhe tani me hetimin për Rusinë. FBI-ja hetoi shumë njerëz për përgjimin e urdhëruar nga Nikson, për të cilin nuk kishte asnjë shkresë apo urdhër, mbi Partinë Demokrate. FBI nisi me njerëzit më larg çështjes dhe shkoi deri te Presidenti Nikson. Kështu po ndodh sot me hetimin për Rusinë, i cili, ndonëse një hetim i shtyrë nga demokratët kundër Trump-it për shkak të dhimbjes së tyre nga humbja, ndjek procedurën e zakonshme. Prokurori Mueller ka marrë në hetim njerëz periferikë si Paul Manafort, Michael Kohen etj., të cilët akuzohen për fshehje taksash apo pagesa të paligjshme, por për asnjë lidhje me Rusinë.
Pak ditë më parë, FBI nxori një listë pyetjesh edhe për Presidentin Trump. Kjo gjë duhet të ndodhë. Duhet të nisë një hetim i gjerë që të arrijë në fund te Kryeministri Rama, te ministrat Tahiri dhe Xhafa, te drejtori i Policisë, te të gjithë ata njerëz që dinë diçka, ndihmuan apo përfituan nga ky trafik droge dhe këto lidhje politikë-krim. Nuk mund të jetë as Tahiri dhe as Xhafaj fillimi dhe fundi i kësaj lidhjeje.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24