Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Ardian Vehbiu/ Peizazhe të fjalës
Pa ardhur mirë vera, zënë të bulërojnë listat me tituj librash “për plazh”, ose “për pushimet verore” – sipas supozimit se kur njerëzit shkojnë me pushime, nuk kanë ç’të bëjnë tjetër, veçse t’i kthehen leximit.
Zakonisht listat me sugjerime shoqërohen me numra: “10 libra për këtë verë”, ose “9 romane për të kapërcyer me to Llogaranë”, ose “7.5 libra për t’u rilexuar me syze dielli”. Merita e numrit është të sjellë një lloj mistike konfuciane, disiplinimi mendor, kandari të erudicionit.
Kur listat nuk kanë autor të tyrin, as që ia vlen të merresh me to: do t’i ketë bërë ndonjë stazhier i plogët, që ka marrë në telefon një stazhier tjetër, te shtëpia botuese përkatëse. Këta janë njerëz që nuk lexojnë, dhe që e kalojnë kohën me moslexues të tjerë; ndonjëherë janë edhe njerëz që nuk dinë të lexojnë (këtyre u kemi pasë thënë dikur analfabetë).
Por kur listat vijnë nga pronarë, titullarë a drejtorë shtëpish botuese, puna ndryshon: sugjerimet mund të jenë të ngjashme me të parat, por filozofia e nënvendosur jo më. Këta e dinë se ç’bëjnë.
Pa zënë në gojë shembuj individualë – meqë nuk dua t’i bëj kujt gjyqin në publik – botuesit rregullisht rekomandojnë libra autorësh të huaj, ca të njohur ca të panjohur; madje një pjesë e mirë nga ajo kategori që, në anglishte, e quajnë “fluff”.
Emrat e autorëve shqiptarë në këto lista janë përjashtime: një në nëntë, ose një në nëntëmbëdhjetë.
Të krijohet përshtypja sikur letërsi shqipe sot nuk shkruan më njeri – gjë që Ministria e Kulturës do ta kundërshtonte me të madhe.
Dhe pa shaka – shkrimtarët shqip bashkëkohorë diskriminohen nga vetë botuesit e tyre: këtë e them jo si opinion, por si fakt.
Kjo nuk ndodh për ndonjë mëri vetjake, dhe as ngaqë botuesit kanë kritere estetike të rrepta – por thjesht për inerci komerciale dhe një farë snobizmi prej salloni flokësh.
Ka pastaj ca botues te ne të cilëve duket sikur u vjen turp, që botojnë autorë shqiptarë.
Sa për autorët e huaj të nxjerrë në pah, mjaft t’u hedhësh një sy atyre në listat, për ta vënë re se një pjesë e mirë janë mishërime të mediokritetit edhe në kulturat nga vijnë.
Që janë të huaj, kjo nuk i imunizon nga cilësia e dobët.
Pjesa më e mirë e tyre, pavarësisht nga emrat që ndonjëherë nuk u shqiptohen dot, as u afrohen shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe bashkëkohore.
Do të më thonë: në gjithë botën kështu është. Letërsia nuk njeh kufij. Kështu si ti flisnin aparatçikët e Hoxhës. Duhet të afrohemi me fqinjët…
Dakord. Vetëm se në gjithë botën nuk është kështu. Le të kapërcejmë pra pellgun e Adriatikut dhe të hidhemi te fqinjët tanë në Itali – për të parë se ç’libra u rekomandohen atje lexuesve për pushimet.
Bëni vetë një kërkim në Google, të tipit “libri per la spiaggia” apo “libri da portare in vacanze” apo “libri da leggere sotto l’ombrellone”; do të gjeni lista librash, të sugjeruar nga kritikë letrarë ose botues, ku mbizotërojnë autorët vendës; ose të paktën, ku autorët italianë dhe ata të përkthyer janë balancuar me kujdes.
E kanë gabim?
Jo, nuk e kanë hiç gabim. Dhe ekonomia e tregut këtu nuk hyn fare, sikurse nuk hyn fare nevoja që kanë (edhe) botuesit për të nxjerrë bukën e gojës.
Këtu po flasim për kulturë. Dhe kur një botuesi i kërkohet mendim se ç’libra duhen lexuar qoftë edhe te rëra, atëherë ky nuk është më në rolin e shitësit të fiqve, por në rolin tjetër, të operatorit dhe të këshilltarit kulturor.
Libri si mall ka nevojë të shitet. Libri si produkt kulturor ka nevojë të promovohet – listat e librave për plazh funksionojnë edhe ato, qoftë edhe thjesht për të informuar lexuesit se çfarë mund të gjejnë në treg.
Madje në mungesë të një sistemi profesional të vlerësimit dhe të promovimit të letërsisë, botuesve veç u rritet përgjegjësia, ndaj lexuesve të tyre dhe ndaj kulturës.
Askush më mirë se botuesit nuk e ka të qartë se letërsia shqip ende lëvrohet; dhe se ka autorë të mirë dhe shumë të mirë dhe të shkëlqyer, që duhen ndihmuar dhe kultivuar dhe sjellë në kontakt me lexuesin.
Një shkrimtar nuk e arrin dot pjekurinë krijuese dhe as e gjen dot zërin e vet, pa iu nënshtruar një procesi vijueshëm të dialogut me palët e tjera të komunikimit letrar.
Përndryshe, do të na dalin gjithnjë përpara “shkrimtarë të rinj” – ose emra që publiku nuk i njeh. Për nga vetë etika e profesionit që kanë zgjedhur, botuesit duhet të ndihmojnë në këtë proces, jo t’i dënojnë autorët me heshtje.
Do të më thonë: hë mo, ç’e bën kaq të madhe, se libra për plazh po sugjerojmë.
Dhe këtu do të ma mbyllin gojën.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24