Flash News

KRYESORE

“Nuk luaj si zëvendësues’, kroati Kaliniç është humbësi i madh i Kampionatit Botëror

“Nuk luaj si zëvendësues’, kroati Kaliniç

Ishte data 16 qershor dhe në stadiumin e Kaliningradit po zhvillohej ndeshja e grupeve të Botërorit mes Kroacisë dhe Nigerisë.

Ekipi ballkanas po fitonte me rezultatin 2:0, dhe në minutën e 85, trajneri Zllatko Daliç ftoi sulmuesin Nikola Kaliniç të hynte në lojë, por ai refuzoi.

30-vjeçari u justifikua duke thënë se nuk ndjehet mirë nga një dhimbje në shpinë, por stafi teknik hodhi poshtë pretentimin e tij.

Të nesërmen trajneri dhe federata vendosën që Kaliniç të përjashtohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore.

Ekipi kroat ka aktualisht në dispozicion vetëm një sulmues natyral, i cili është Mario Mandzukiç, por që deri tani ka rezultuar mjaft efikas duke shënuar dy gola vendimtar.

Gjestet e tij në ndeshje ndaj Nigerisë, do ta lënë atë pa medaljen e Kampionatit Botëror, po ashtu ka humbur edhe mundësinë për të qenë pjesë e historisë së futbollit kroat.

Të fundit