Flash News

KRYESORE

Oferta nga United, Rakitic u jep përgjigje "Djajve"

Oferta nga United, Rakitic u jep përgjigje "Djajve"

Mesfushori Ivan Rakitc do të largohet nga Barcelona dhe lëvizja mund të ndodhë që në janar. Kroati nuk gjen vend në skemat e trajnerit Ernesto Valverde dhe nuk dëshiron të mbetet në stol.

Manchester United shfaqi interes konkret ndaj tij dhe i ofroi kontratë, por kroati refuzoi. Nënkampioni i botës është konsultuar me familjen e tij dhe ka vendosur të mos ndryshojë aq shumë. Kroatit nuk i pëlqen klima e Anglisë dhe kjo është arsyeja kryesore që ka refuzuar.

Ai pret me dëshirë Interin. Zikaltrit kanë shfaqur interes për të dhe duan ta afrojnë në skuadër. Rakitic ka pasur shumë heret bisedime me italianët dhe duket se gjithçka është mbyllur mes palëve.

Të fundit