Flash News

KRYESORE

OFL letër vëllezërve nga Berati të dënuar për trafik narkotikësh

OFL letër vëllezërve nga Berati të dënuar për

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë,

Ervis Gavelli banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Leonat Gavelli, banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Të fundit