Flash News

KRYESORE

Olta Xhaçka bëri përgjegjëse opozitën për zjarrvëniet, Çupi: Ministrja duhet të thirret urgjent në prokurori!

Olta Xhaçka bëri përgjegjëse opozitën për

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një reagim për median bëri përgjegjëse opozitën për zjarrvëniet në mbarë Shqipërinë.

Pas deklaratës së ministres ka reaguar ish-deputetja Dhurata Çupi. Në një reagim për median, Çupi shprehet se është qesharake fakti që ministrja po shërben në mënyrë qesharake ndaj kryeministrit Edi Rama dhe se nëse ka prova për autorët duhet të thirret urgjentisht në Prokurori.

“Olta Xhaçka duhet të thirret në Prokurori. ajo ka deklaruar se ka dijeni për aktet kriminale nëpërmjet zjarrvënieve të qëllimshme. Ministrja ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për këto akte kriminale ti depozitojnë në prokurori. Akuzat qesharake të Olta Xhaçkës që ngjajnë si dy pika ujë me akuzat qesharake të Elisa Spiropalit për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë u provoi shqiptarëve që drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe me një kryeministër me qëllime të mbrapshta”, u shpreh Çupi duke shtuar se Edi Rama ka nën kontroll të gjithë institucionet që kanë për detyrë të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve.

Reagimi i plotë:

Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!

Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.

Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.

Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre.

Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit.

Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.

Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës  shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës.

Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Të fundit