
Flash News
Aktori i njohur Guljelm Radoja në gjendje të rëndë nga Covid-19, miqtë thirrje shtetit për ndihmë
Plagosja e simpatizantit të PD, Meta paralajmëron Ramën nga Kavaja: Shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje
Tomor Aliztoi bllokon furgonin e bashkisë në Berat: I mbushur me ndihma të rezervave të shtetit, brenda ka edhe karta ID
Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy emra, i kërkuar nga drejtësia italiane për ‘vrasje’
Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vend, më pak të infektuar në 24 orë
Alfred Lela
Kur të gjithë ishin mpirë nga hapja e fushatës dhe listat e partive, një kandidat për hero u shfaq në vëmendjen publike.
Arjan Sala, 33 vjeç, deri dje i panjohur. I riu u fut mes flakëve për të shpëtuar jetë njerëzore, në një magazinë që po digjej në periferi të Tiranës. Trupi i tij nuk u gjet për disa ditë, duke e mbajtur pezull shpresën e një mrekullie, por edhe duke i shtuar fije këmishës së heroit që po qepej për të.
Jeta e Arjanit u bë me interes publik vetëm në kushte ekstremiteti. Ka çdo ditë arianë në çdo cep të Shqipërisë, që luajnë ‘heroin e heshtur’ në dramën sociale të vetes dhe familjeve.
E dimë se media merret me të pazakontën. Së pari, sepse është kureshtja njerëzore që e kërkon. Së dyti, sepse sot çdo gjë lidhet me klikimet dhe shikimet në facebook, instagram dhe you tube. Ato janë bërë metrika e jetës.
Çfarë ndodhi që media dhe rrjetet sociale ofruan supet për të mbajtur arkëmortin e Arjan Salës, duke e çuar deri te portat e prarura të heroikes?
Është njëfarë mea culpa që media dhe shoqëria bën? Apo është nevoja për të dalë nga zbrazëtia e jetëve virtuale, ku nuk shpëtohen njerëz, por merren nëpër gojë ata?
Shoqëria reagon me brohorima ndaj të tjerë heroizmave në jetën e përditshme, në rrjete sociale dhe në televizion: banalitetit, zhveshjes, tallavasë, çjerrjeve dhe bërtitjeve.
‘Heroi i ditës’ për shembull për katër milion sy, bëhet sa hap e mbyll sytë, personazhi i një reality show televiziv me njohje e puthje. I cili nuk thotë gjë, nuk bën gjë, nuk krijon gjë, por vetëm sa ekziston në lenten e një kamere televizive.
Është e padrejtë ta krahasosh Arjan Salën me një personazh televiziv, por ndoshta kjo pranëvënie na ndihmon për të kuptuar se cili është heroi dhe cili sharlatani.
Në këtë kuptim, shoqëria nuk e njeh dhe as e pranon heroizmin e Arjanit, por kthen kokën drejt tij, sepse media ia ka bërë të pamundur përqendrimin diku tjetër.
Sapo tri ditët e habisë me aktin e Arjanit të zhduken, rrjetet sociale i kthehen babëzisë dhe heroizmit të sharlatanëve të çdo ekrani.
Dhe kështu jeta vazhdon në të përditshmen. E ndërprerë nga Arjan Sala sa për t’ju kujtuar se sharlatanët mund të jeni ju vetë.
Të fundit


Balla mohon skandalin: Databaza e të dhënave personale, një babale tjetër
19 Prill 2021, 22:53





Gazetari i përmendi avionin me hashash, Rama 'e humb' në emision: Turp të kesh!
19 Prill 2021, 21:59
“Zëra për moskomunikim me Bashën”, Kryemadhi: Këto janë raportime të patronazhistëve
19 Prill 2021, 21:33


Pse ndihemi të trishtuar në ditët me shi
19 Prill 2021, 21:00

Pas kandidimit si deputete, Ori Nebijaj heq dorë nga televizioni
19 Prill 2021, 20:34


Cila është arsyeja pse Princi Harry ka shtyrë largimin e tij nga Pallati Mbretëror
19 Prill 2021, 20:00
Plagosja me armë në zyrat e PD, Basha niset me urgjencë drejt Kavajës
19 Prill 2021, 19:55
Të shtëna me armë zjarri në zyrën elektorale të PD në Kavajë, një i plagosur
19 Prill 2021, 19:30
Bukuria mahnitëse e njerëzve me albinizëm përmes fotove
19 Prill 2021, 19:23
Basha me studentet: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton
19 Prill 2021, 18:46

Parashikimi i yjeve për gjithë javën
19 Prill 2021, 18:40