Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Alfred Lela
Shqipëria ka talent. Ajo mund ta vrasë një ngjarje duke e hedhur në fund të oqeanit të harresës, ose ta kryqëzojë duke e mbajtur, për ditë me radhë, në sytë e një turme që aq magjepset nga pretekstet morale, që jep po vetë për të ngulurin në hurin e linçimit publik, sa rri e kundron, me dorën nën mjekër, në pozën e përhumbur të atij që, mazeallah, nuk po merr pjesë në krim, por në një filozofi.
Dy ngjarje, që i ndajnë pak muaj nga njëra tjetra, e rëndojë kalendarin e hipokrizisë së përbashkët shoqërore. Më e reja, arrestimi në Itali i këngëtares Elsa Lila, një enfant prodige i këngës moderne, e akuzuar për pjesëmarrje në një grup të trafikimit të lëndëve narkotike. Statusi prej ylli i këngëtares, merr një pjesë të ngarkesës për reagimin e fortë dhe të gjerë mbi lajmin në fjalë, që e zhvendoste shqiptaren e re nga qilimi i kuq i Sanremos, te tabela e turpit e prangave italiane. Një shtresë të dytë të reagimit duhet t’ja faturojmë një naiviteti politik, apo bindjeje, apo protagonzimi, të Elsa Lilës, që u shfaq në krah të Edi Ramës dhe socialistëve të tij, në grevën e urisë, shoqëruar me çadër bulevardeske, në vitin 2010. Nuk mund ta ndash, sigurisht, se cili peshon më shumë te tërbimi publik, naiviteti i përfshirjes politike apo gabimi i pjesëmarrjes në tregti narkotikësh. Apo është statusi i një ylli të rrëzuar-rënien e të cilit nuk mund ta shoqërosh me një shprehje dëshire-, mu te këmbët e atyre që, për gjatë, më shumë gjatë se mund të mbahet mend, e kanë çuar jetën te këmbët e jetës?
Nuk është reagimi, i cili në varësi të formës, mund të përligjet, se sa është cinizmi, një skërmitje dhëmbësh, një schadenfreude (gëzim nga fatkeqësia e tjetrit), që e bëjnë rastin Lila të t’i shtyjë supet lart për nga poza e habisë. Ajo që bie më shumë në sy, të paktën në sytë e autorit të këtyre radhëve, është se ne, si grupe shoqërore apo shoqëri, jemi më të gatshëm të shqyejmë të ngjashmit tanë se sa krejt të përkundërtit. Elsa Lila është një fëmijë i tranzicionit të vështirë shqiptar. Ajo është temperuar, ashtu vajzë e vogël dhe e brishtë, siç e mbajmë mend nga “Pyes lotin” në Festivalin e Këngës ‘96, është trandur shpirtërisht e psikologjikisht nga kudhra e pamëshirshme e goditjeve të rënda të Shqipërisë së këtyre 32 viteve. Me një fatkeqësi më shumë, vrasjen e nënës, ajo është njëra prej nesh, secili prej nesh. Me ëndrrën e majës, me dramën e mërgimit, me traumën e një familjeje të ndarë, me veten e copëtuar mes mëmëdheut të origjinës dhe atdheut të adoptuar, ajo bëhet, papritur e pakujtuar, ose krejtësisht pritur e kujtuar, enfant terrible i një periudhe tranzitore në shoqëri dhe histori.
Pse, atëherë, pikërisht ky engjëll i rënë është edhe shënjestër më e ngritur, më e lehtë për shenjën tahmaqare të shqiptarit të mesëm apo atij vulgar? Nëse kjo kërkon një studim sociologjik, gjë që del jashtë kapaciteteve dhe gatishmërisë së këtij shkrimi, është një rast antitezë që na e shërben përgjigjen, ose të paktën një siluetë të saj.
Si sillen, shqiptari i mesëm apo ai i vulgut, me një rast tjetër të trafikut të substancave narkotike. Më 2 janar të këtij viti, një ngarkesë kokaine prej 119 kg, u kap në kontejnerin e një kompanie shqiptare, e famshme për Bana King, bananen që ka mbushur me reklamë hapësirën publictare të emisioneve kryesore në vend. Si pasojë, lajmi për ngarkesën me kokainë u dha pjesërisht, ashtu kokëprerë, duke lënë jashtë emrin e kompanisë-mëmë, por edhe markën e bananeve. Aryeja, më shumë se moscënimin e brandi-t kishte të bënte me faktin se, reklama në Shqipëri nuk është një operacion tregtar i mirëfilltë, por një blerje e heshtjes së medias. Kur një kompani jep reklamë, e bën që, në rast publiciteti të keq, pra të daljes në dritë të një lajmi negativ, media që ka reklame dhe është paguar për të, në më të paktën, nuk duhet ta japë lajmin.
Kështu ndodhi edhe me drogën e Bana King. Ky episod nuk mund të parkohet vetëm në oborrin e standardeve të medias. Reklamën e Bana King e bën një personazh shumë i njohur, më popullor se Elsa Lila në Shqipëri, me një përpjekje për famë edhe në Itali, ashtu si ajo. As kompania nuk e hoqi reklamën nga media, as mediat nuk e ndërprenë reklamën e Bana King, dhe as këngëtari i kthyer në showman nuk u distancua nga firma Zico që e tregtonte këtë mall, bënte këtë reklamë, me sa duket si hije për aktivitetin e paligjshëm, në të cilin edhe nëse nuk ishte e përfshirë u fut nën hetim.
Çfarë do të kishte ndodhur në Itali në një rast të tillë? Është përsëritëse të thuhet se reklama do të ishte hequr menjëherë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, dhe cilido artist që do të shfaqej në publicitetin e një firme që dyshohet për trafik ndërkombëtar droge, do të ishte tërhequr nga reklama dhe do të ishte distancuar nga firma produktin e së cilës deri dje mburrte para publikut.
Çka zbulon ky standard i ndryshëm sjelljeje në rastin Lila dhe Bana King, është se turma bëhet më e zëshme sa më i pambrojur të jetë shkelësi apo fajtori. Elsa Lila nuk kishte askënd në krah, hiq kujtimin e mirë të këngëve në festivalet e fundvitit, apo atë lagien kolektive të shqiptarëve për bashkëatdhetaren që ia mbërrin të konkurojë në Sanremo. Por, nuk mjaftuan as njëra dhe as tjetra, para sensacionit që siguroka ajo që mund të quhet në pop gjuhë si ‘rënie nga vakti’. Elsa nuk ishte më dikush me të cilën mund të mburreshim para italianëve apo bashkëtdhetarëve në kafenetë e Shqipërisë, madje-madje ajo kishte bërë gabimin e pafalshëm të zhbërjes së modelit te i cili nuk besojmë, por e duam, apo e krijojmë sa për të ngrohur mjerimin e ftohtë të skutave tona shpirtërore. Modeli te i cili realisht besojmë është ai i Bana King, jo vetëm i bananes si mall që hahet, shitet e sjell fitime, por edhe i drogës që fshihet pas profilit të biznesit dhe njeriut mbas biznesit. Pronarë mediash, gazetarë, artistë, mendimtarë të Facebook-ut, intelektulë të hurit e të litarit, nuk dalin për ta polemizuar apo dënuar këtë model, sepse ai ka fuqi fiananciare, reklamon, blen, shet, favorizon, jep duke marrë, por ajo çka merr, duke qenë se është e palëndë, nuk bie në sy. Bëhet fjalë për turpin ose mungesën e tij shoqërore.
Elsa e shkretë ky yll ‘rënë nga vakti’, nga poster girl bëhet collective whore. Dhe i gjuajnë me radhë: kurvat e reja të Bllokut, horrat që paguajnë për silikonin për pjeshkat e kthyera në komposto, gazetarët e mexhlisit, artistët e pjacës, inatçinjtë parapolitikë dhe populli ynë që, prej kaq shumë kohësh, del e hyn në shqotat e trimërisë dhe legjendës, sa nuk është më popull, por dishepullΐ në kërkim të engjëjve të rënë dhe barabave shpëtimtarë.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24