Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Pse Blendi Kajsiu analizon ‘berishizmin’ në epruvetë, jo atë në jetë?
Alfred Lela
Blendi Kajsiu ka qenë i shqetësuar me zhvillimet në opozitë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Për të qenë më të saktë, me atë që ai perifrazon al grosso modo si ‘berishizmi’. Në metodologji, pra në mjetet e punës dhe të kërkimit që zgjidhen për të arritur në një përfundim, Kajsiu duket se fundin racional e ka të arritur paraprakisht, dhe metodologjinë e përdor, jo si mjet për të përforcuar tezën, por si levë lëvizëse të një parashtrimi subkoshient.
Në tekstet e tij, jo të pakta në lidhje me këtë temë, duket sikur Kajsiu po doktoron në ‘berishizëm’, por edhe në këtë me një shmangie metodologjike: anashkalon kontekstin. E merr Berishën dhe ‘berishizmin’ si të shkëputur nga rrethanat, si një gjë që qëndron më vete, në epruvetë-jo në jetë- pavarësisht kushteve sociale dhe politike.
Ai bën analizë sasiore, jo cilësore. Për këtë përqendrohet te ‘sa humbi Berisha’, ‘sa ra PD-ja’, ‘sa ikën dhe sa erdhën’, duke shmangur atë që, më së sakti mund ta shtjellojë çfarë po ndodh në Shqipëri me zgjedhjet. Gjë që bëhet vetëm nëpërmjet një analize kualitative.
Vetëm kjo analizë të lejon t’i përgjigjesh pyetjes: si ka mundësi që një kryeministër si Rama, 12 vite në pushtet, fiton një mandat të katërt, pavarësisht se qeverisja e tij, edhe në sytë e më dashamirësit ndaj PS, mund të karakterizohej të paktën si problematike?!
Nëse zgjedhim këtë pyetje thelbësore, dhe e përdorim metodologjinë në funksion të saj, ‘berishizmi’ bie. Mosngritja e kësaj teze, në rastin e Kajsiut e të tjerëve, zbulon pikërisht atë se, autorët në fjalë, kërkojnë të shpikin një opozitë përtej Berishës, për shkak se nuk shtjellojnë (a duan të?) një pushtet si ai i Ramës.
Përveçse shmangen në analizë, Kajsiu me të tjerë, bien edhe në paradoks, sepse kërkojnë ta shpjegojnë superstrukturën politike, jo nëpërmjet pushteteve, por sfidantëve.
Gjëja tjetër që shmangin, të fshehur pas kësaj qasjeje, është shpjegimi i pafuqisë së shoqërisë (edhe i vetë këtyre doktorantëve të tezës) për të prodhuar anti-trupa ndaj një pushteti që bymehet edhe kur vjetërohet, shenjtërohet edhe kur korruptohet.
Në këtë rrafsh e sfidoj Kajsiun, edhe për faktin se ai është ndoshta i vetmi ndër doktorantët anti-Doktor, që mund të parashtrojë dhe shtjellojë në këtë rrafsh. Kjo për faktin se nuk mendoj se e ka të sponsorizuar tezën e ‘berishizmit’ - thjesht një kënd nga i cili mundohet ta shpjegojë politikën e pushtetit/ opozitës në Shqipëri. Veç kësaj ai e ka shkollimin dhe leximet për të interpretuar një Shqipëri e cila po, përshkruhet edhe nga ‘berishizmi’, por nuk përcaktohet prej tij by default.
Thënë këtë, nuk mund të mos theksohet se, ta trajtosh, si skenën politike në Shqipëri, si Sali Berishën, në fillim të viteve ‘90 ashtu si në mes të viteve ’20 të një shekulli më pas, është një huqje pak e trashë e qëllimit për të ofruar analizë shterruese.
Përqendrimi aspak politologjik te ‘berishizmi’ dhe opozita si shpjegim i pamundësive të rotacionit, zbulon dëshirën që rotacioni të mbetet në terminologji, duke e konsideruar rrezik çdo ndërrim pushteti që nuk ndodh jashtë ‘berishizmit’.
Nëse Kajsiu e të tjerë përvetësojnë terminologjinë e Ramës ‘nuk ndryshon pushteti, pa ndryshuar opozita’, pushteti nuk ndryshon kurrë, sepse pritshmëria e shoqërisë anulohet me anë të simulimit, dhe premisa shndërrohet nga ‘ndryshimi i pushtetit’ te ‘ndryshimi i opozitës’. Duke qenë se opozita, për definicion, i ka shumë më të pakta mjetet dhe metodologjitë e narrativës/propagandës/miklimit/trysnive, në oborrin e pushtetit do të gjenden gjithmonë shtysa dhe mjete që ‘vërtetojnë politologjikisht’ se opozita nuk ka ndryshuar, edhe kur ajo ka ndryshuar (ta zëmë edhe nëse-siç duket se dëshirojnë shumë analistë të së majtë- në krye të së djathtës vjen një doktor tjetër, Ilir Alimehmeti).
Ky paradoks, kur një i majtë i vetëdeklaruar si Kajsiu, flet për rreziqet e pakicës, si më të larta se të shumicës, dhe kërkon që pakica të purifikohet, ndërkohë që pushteti marinohet në të njëjtat vese, është një ad absurdum më vete.
Më anë tjetër Kajsiu shmang nga debati intelektual-gjë që Bushati me të cilin ka debatuar në distancë në 3 raste së fundmi-opozitën ‘tjetër’: grupazhet Shehaj, Lapaj, Qori. Nëse Berisha është pengu i Kajsiut dhe pengmarrësi i fateve të bllokut të madh opozitar-PD- pse votuesit (e patrysnuar sipas Kajsiut) nuk shkuan te Blloku Independent apo i Ri opozitar?!
Për një arsye të thjeshtë: makineria e pushtetit, kur tjetërson zgjedhjet, nuk bën dallim mes ‘opozitave’; duke qenë një mekanizëm i superstrukturës nuk mund të jetë eklektik (përzgjedhës). Ajo është egalitare, pra i cënon barabar të gjithë, si Berishën si Shehajn. Ajo nuk bën dallim mes tyre, sepse konsideron vetëm veten si dallimin-vini re gjuhën e Ramës “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”.
Ja një tjetër lamie ku Kajsiu mund të shkoklonte arsyetime: pse, edhe kur pati alternativa përtej ‘ramëzisë’ dhe ‘berishizmit’, ato u shpërfillën nga elektorati. Aq shumë sa, edhe një parti si PSD e Tom Doshit, e cila mund të shihet si pjellë e sistemit, nëse përdorim arsyetimin e Kajsiut, mori më shumë deputetë se ‘të Rinjtë’.
Për këtë, mendoj se Kajsiu duhet t’i kthehet analizës cilësore. Pra, se si Rama e ka shndërruar cilësisht (me këtë nënkupto thelbin, jo cilësinë si të tillë) garën dhe peizazhin politiko-elektoral në Shqipëri.
Numrat të cilët nuk mbështeten në fakte, nuk shpjegojnë realitetin, por e kanë inxhinjeruar atë. E këtij lloji është pyetja, pse pushteti rritet kur natyra e pushtetit në vetvete është rënëse?
Në këtë rast mbajmë parasysh atë që është thelbësore: po bëjmë fjalë për demokraci, jo autokraci!
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24