Flash News

KRYESORE

Operacioni anti-drogë në Greqi, arrestohen 8 persona mes tyre 4 shqiptarë

Policia greke ka ndërmarrë një operacion për goditjen e një grupi kriminal të trafikuar të drogës nga Shqipëria. Në pranga të policisë ranë 8 persona prej të cilëve 4 shqiptarë dhe 4 grekë të moshave nga 22 deri në 33 vjeç

Ky grup kishte filluar aktivitetin e tij në fillim të vitit 2017 dhe mësohet se drejtohej nga shqiptari 27 vjeçar dhe nga zëvendësit e tij shqiptarë të moshave 30 31 vjeç.

Mësohet se gjatë kontrollit në 7 banesa u sekuestruan 105 kg e 110 gram marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 mijë lekë, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, 1 pistoletë dhe 1 thikë.

27-vjeçari shqiptar i cilësuar si kreu i grupit, ka rezultuar i shpallur në kërkim në Greqi, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.  

Të fundit