Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Nga Andi Bushati
Kundërshtimi i një zyrtari që askush nuk ia kishte dëgjuar më parë emrin, deri ditën që u bë lajm kombëtar sepse kishte kundërshtuar kryeministrin, është një indicie domëthënëse për të shpjeguar fortunën që ka përfshirë pushtetin lokal.
Mediat e raportuan me një kuriozitet të madh dhe habi të pafshehur faktin se kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk do ti bindej direktivës së Edi Ramës për të shkarkuar të gjithë vartësit dhe drejtorët e vet. “Fraza e tij e thjeshtë: “I kam të rinj nuk mund ti heq”, u raportua me peshën dhe solemnitetin e një sakrilegji.
Pse kemi arritur deri në këtë pikë, ku edhe një qëndrim i thjeshtë e normal fiton me shpejtësi përmasat e një evenimeti mbarëkombëtar?
Për ti’u përgjigjur kësaj pyetjeje duhet kuptuar më parë se ç’po ndodh me mësymjen e shefit të qeverisë kundrejt pushtetit lokal.
Njëra hipotezë është politike. Kuptohet që Edi Rama ka nevojë për një shock tronditës. Dalldia për të kapur çdo votë i dha atij në 11 maj një shumicë të cilësuar duke e rënduar edhe më peshën cfilistëse të një pushteti 12 vjeçar. Po ti shtosh kësaj dhe faktin se ai kontrollon mbi 90% të bashkive (56 nga 61 gjithsej), kjo e rrit shumë peshën e përgjegjësisë dhe akumulimin e zemërimit popullor në një pikë të vetme.
Çdo lider që jeton me makthin e një pushteti të gjatë e di mirë se e vetmja mënyrë për të fituar kohë dhe për të shfryrë tensionet, është kanalizimi i pakënaqësisë dhe lodhjes nga një gjendje që nuk ndryshon tek prodhmi i kokave të përhershme të turkut. Qytetari që sheh mbirjen e barit mbi varrezat e Elbasanit, mungesën e ujit në qytetet bregdetare apo tymin e djegjes së plehrave mbi gjirin e Vlorës, ndonëse e di se këto nuk do të zgjidhen me një shkop magjik, gjen një ngushëllim sado të vogël duke parë se ata që i kërkuan votën pak javë më parë gjithësesi po marrin një ndëshkim. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë. Prandaj lideri që pretendon se hyri në politikë prpara tre dekadash për të rrëzuar diktaturën, tani, që po e rikthen Shqipërinë nën thundrën njëpartiake, ka nevojë të huazojë doktrinën e paraardhësve për qarkullimin e kuadrove dhe luftën kundër burokracisë. Kjo valë që fryu në Shqipërinë e viteve ’60-’70 si një importim nga revolucioni kulturor maoist, po ringjallet nën regjimin e ri. Jo më kot Timoneri i madh thoshte: “Kuadrot nuk duhet të ngulen si rrënjë në një vend, përndryshe kalben”. Pikërisht kjo po ndodh me drejtorët, nënpunësit e bashkive dhe shefat e njësive administrative.
Hipoteza tjetër lidhet me aferat. Të gjithë e dinë se kjo valë spastrimesh nisi nga Vlora me stuhinë e papritur që shefi i madh ndërmori kundër kryebashkiakut Ermal Dredha. Por, pak kush i ka dëgjuar ato burime që pretendojnë se kjo valë zemërimi nuk kishte të bënte aspak me mbarëvajtjen e punëve të qytetit. Këta të fundit pretendojnë se mëkati i vetëm i Dredhës ishte se nuk kishte pranuar të hidhte firmën për një pazar që ai lart kishte mbyllur me një oligark në fushën e energjisë.
Ngaqë çështja kishte probleme dhe mund të përfundonte para drejtësisë, Dredhës iu propozua ta zgjidhte përmes një nisme të Këshillit Bashkiak, ngjashëm siç pati bërë Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Por ky i fundit i bindur se shefi, pasi mbaron punë të shtet, madje të akuzon dhe për dardhat dhe kumbllat që ke ngrënë pas shpinës së tij, pati frikë ti hynte këtij deti në këmbë. Ai nguroi ta hidhte këtë hap. Dhe ky qe çmimi i linçimit të tij publik dhe degjenerimit që pësoi përpara vartësve të vet. Ndoshta ngaqë frika që e çoi kryebashkiakun e Vlorës drejt mosbindjes nuk duhej kthyer në precedent, Rama vendosi ti rezervojë të gjithë të ngjashmëve të tij, pak a shumë të njëjtin fat.
Natyrisht që hipotezat për arsyet e nisjes së një raprezaljeje të tillë mund të jenë shumë më të gjëra sesa këto të dyja që u përmendën më lart. Nëse askush nuk mund të japë një shpjegim logjik dhe koherent, se pse duhet larguar një administrator në Pukë për arsyen se nuk pastrohet plazhi në Ishëm; se pse duhet detyruar me dorëheqje një drejtor në Lezhë ngaqë janë zënë trotuaret në Durrës, apo pse duhet ta paguaj një nënpunës i Shkodrës, për barin mbi varret e Elbasanit, gjithkush është i lirë të mendojë çfarë të dojë. Ama një gjë është e qartë për të gjithë: Ky është një dënim kolektiv, një vendim arbitrar i një njeriu të vetëm që tregon shpërfilljen më të paskrupullt ndaj ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës.
Këtu mbërrijmë tek një pikë tjetër e rëndësishme. Si ka mundësi që në të gjithë këtë fushatë abuzive nuk u ngrit qoftë edhe një zyrtar i vetëm, që të thoshte se nuk pranonte urdhrin dhe se nuk e jepte dorëheqjen? Në ç’pikë kemi mbërritur që të gjithë ulën kokat si hajdutë apo të paaftë dhe pranuan të largohen me bisht në shalë?
Cilat do të kenë qenë shtysat që e nxitën fshesën e Ramës një gjë është e pa kundërshtueshme, se kjo valë e re është një dëshmi më shumë për sistemin autokratik që është instaluar. Dhe këtu merr përgjigje edhe pyetja e ngrtitur në fillim se përse shkaktoi aq bujë një frazë e mefshtë e kryebashkiakut, deri dje anonim, të Konispolit.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24