Flash News

OPINEWS

Të vërtetat e Dom Vlash Palaj, që i dhembën kaq shumë Ramës!

Të vërtetat e Dom Vlash Palaj, që i dhembën kaq shumë

Nga Petrit Vasili

Që pa gdhirë mirë dita, Edi Rama në jerm u qa se Dom Vlash Palaj kishte dhënë opinionin e tij për kanibalizmin shtetëror, mashtrimin dhe pabesinë e Ramës në Theth.

Dom Vlash Palaj shkruan:

"Njerëzit e shkretë, sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin."
"Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët janë më shumë të prirur të bëjnë keq dhe të shkatërrojnë, sesa të ndërtuan. Kujdes, sepse ata që janë më të padrejtët, bëjnë çmos për të qenë të dhunshëm për të imponuar drejtësinë e tyre tek të tjerët."

"Merre përpara vëllaun tënd, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tënd në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por mund të ndodhë që nuk të dëgjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko, as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij."

Po çfarë ka Rama që ankohet kaq fort për Dom Vlash Palajn?

Ankohet sepse media e blerë masivisht prej tij përçon vetëm mashtrime propagandistike me regji dhe fjalët e vërteta të Dom Vlash Palajt e hedhin në erë në çast këtë propagandë të shpifur.

Ankohet sepse kujtdo që kërkon të thotë të vërtetën i bëhet presion me çdo formë që të heshtë, sepse zërat jashtë korit të sorrave qeveritare kthehen në shqetësim të madh.

Ankohet sepse të vërtetat tregojnë shumë qartë banditizmin shtetëror të përzier me imoralitetin e gënjeshtrës dhe mashtrimeve pa skrupull.

Ankohet sepse të vërtetat tregojnë se llumi i korrupsionit dhe kriminalizimit nuk ndalet për të prodhuar tragjedi familjare përmes shkatërrimit dhe varfërimit.
Ankohet se i përplasin në fytyrën e tij të vërtetën e madhe se nuk është dhe s'do të jetë kurrë Zoti i jetës së shqiptarëve.

Po pse Dom Vlash Palaj do të marrë leje për të thënë të vërtetat?

Apo ky është mësuar të blejë majtas-djathtas karaktere mizerabelë, që lepijne atë që kanë pështyrë dje?
Rama nuk e ka fare problemin me Dom Vlash Palaj, por me të vërtetat e mëdha dhe shumë të hidhura, që ai kumtoi me shumë kurajo, me fuqi shprehëse impresionuese dhe të bazuara mbi fondamentet morale aq pozitive të fesë kristiane, ku mirëkuptimi dhe paqja sociale janë udhë që jeta njerëzore duhet të ecë larg egërsisë dhe dhunës shkatërrimtare.
Edi Rama, duke e ditur që betejen e ka të humbur me moralin e pastër të Dom Vlash Palaj, mbledh një tufë patronazhistësh me deputetë e drejtues dhe qan e vajton, sepse askush tjetër as e dëgjon dhe as beson.

Të fundit